top of page

Zhvillimi i bebes gjatë tremujorshit të parë

  • femininal
  • 4. Juli 2017
  • 1 Min. Lesezeit

Muaji i parë:

Brenda 10 ditëve të para mundet që bebi juaj të humbasë 10 - 15 % të peshës së tij trupore. Pesha që kishte kur lindi do të arrihet sërish pas dy deri tre javësh. Bebi ju njeh Juve kur është vetëm disa ditësh, por vetëm nga fundi i muajit do të mund ta tregojë. Bebi nuk mund të kontrollojë kokën, si dhe e vetmja mënyrë komunikimi është e qara.

Muaji i dytë: Gjatë këtij muaji mund të ndodhë të shijoni buzëqeshjen e parë të bebit tuaj - një moment prekës për të gjithë prindërit. Pjesa më e madhe e bebave në këtë moshë vazhdojnë të duan të ushqehen në mes të natës, zakonisht dy herë, por mundet edhe më shpesh. Lëvizjet e krahëve dhe kofshëve zbuten dhe rrumbullakosen.

Muaji i tretë: Këtë muaj bebi Juaj mund ta ngrejë kokën vetë nga toka, kur është i shtrirë me shpinë për disa minuta. Mundohuni ta lini vetë në tokë sa më shpesh, kjo është një liri, që bebi juaj do ta dojë. Nxitni zhvillimin e koordinimit të duarve, duke i vënë bebes një lojë përpara dhe vështroni nëse ai arrin ta kapë atë. Disa beba arrijnë të flenë gjatë muajit të tretë 6 orë rresht. Mos u shqetësoni nëse bebi ju lë natën pa gjumë, nuk jeni vetëm! Flisni me të!

Studimet e fundit kanë zbuluar, se ekziston një lidhje mes inteligjencës së lartë dhe shumës së fjalëve që bebi dëgjon gjatë vitit të parë. Kur e merrni në krah, shpjegojani atij botën përreth. Gjithashtu stimulojani atij ndjesinë e të prekurit me materiale si mëndafsh, pambuk etj.


 
 
 

Σχόλια


Recent Posts

femininAL

In die Mailingliste eintragen

bottom of page