Kek me dhallë e kokos
- femininal
- 7. März 2017
- 1 Min. Lesezeit

Përbërësit për 20 - 25 copë:
Shtresa bazë: 500 g. dhallë (2 gota) 300 g. sheqer (1.5 gota) 560 g. miell (4 gota) 3 vezë 3/2 pluhur për ëmbëlsira
Shtresa e kokosit: 160 g. kokos i bluar(2 gota) 100 g. sheqer (1.5 gota) 1 pako vanile pluhur
Pregatitja: Përziejini të gjithë përbërësit e brumit(dhallë, sheqer, miell, vezë dhe pluhur për ëmbëlsira) derisa të keni arritur një masë homogjene. Masën e formuar hidheni në një tepsi(ose formë për kek). Gjithashtu përziejini edhe kokosin me sheqer dhe vanile pluhur dhe shpërndajeni mbi shtresën bazë të kekut.
Vijeni të piqet në 175 gradë C në furrën e ngrohur për rreth 25 minuta. Porsa ta keni nxjerrë nga furra hidhni kremin e ftohtë mbi të. Lëreni të ftohet e më pas shijojeni!
Ju bëftë mirë!
Comments