
Piramida ushqimore paraqet ushqimet më të shëndetshme gjatë shtatzanisë si për mamin ashtu dhe për beben:
1. Perime, bishtaja dhe fruta(6 racione/ditë)
Perimet, bishtajat dhe frutat duhet të jenë të mjaftueshme edhe gjatë shtatzanisë. Madje do ishte mirë të konsumoni 6 racione në ditë, pasi këto të fundit përmbajnë shumë vitamina dhe minerale. Ideale do ishte që 6 racionet ti ndani në 4 për perime dhe bishtaja dhe 2 për fruta. Bishtajat janë gjithashtu burime të mira të proteinave, për të cilat gjatë shtatzanisë nevoja shtohet.
Kujdes: Përpara konsumimit duhet t'i lani perimet e frutat mirë me ujë të ngrohtë, në menyrë që të shmangni një infeksion me listeri, një lloj bakteri, i cili mund të dëmtojë beben.
​
2. Drithëra dhe patate(5 racione/ditë)
Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 5 racione në ditë drithëra dhe patate.
​
3. Qumësht dhe produktet e tij(3 racione/ditë)
Në ditë këshillohen 3 racione me produkte qumështi(me sa më pak yndyrë). Një racion korrespondon me 100 ml qumësht ose kos apo 15 g. djathë. Produktet e qumështit nuk janë të mira vetëm për faktin se janë furnizues të mirë kalciumi, por janë gjithashtu të pasur me proteina. Prandaj këshillohet një racion më shumë pas muajit të katërt të shtatzanisë.
​
4. Peshk(2 racione/javë), mish(3 racione/javë), vezë(3/javë)
Edhe këto janë gjithashtu burime të rëndësishme proteinash. Veçanarisht peshku duhet të jetë në dietën tuaj, pasi përmban shumë pozitive të tillë si vitamina D, jod dhe acide yndyrore.
​
5. Vajra dhe yndyrëra(2 lugë/ditë)
Rekomandohen 2 lugë vajra bimore të tilla si vaj liri, vaj bime eterovajore, vaj ullirit, sojë, vaj arre dhe vaj farë rrushi.
​
6. Embëlsira
Edhe pse nepsi për ëmbëlsira mund të jetë i madh gjatë shtatzanisë: të konsumoni shumë nga këto nuk është e shëndetshme. Nga njëra anë, këto ushqime nuk përmbajnë asnjë vlerë ushqimore, për të cilat trupi ka nevojë urgjente. Nga ana tjetër obeziteti është i pashmangshëm nëse konsumoni tepër nga këto.
Masa maksimale ditore është në dorën tuaj.
Piramida ushqimore e grave shtatzënë
