5 mënyra se si të ngadalësoni procesin e plakjes
- femininal
- 29. Jan. 2017
- 1 Min. Lesezeit

1. Reduktoni nivelin e stresit Stresi është një nga shkaqet kryesore të plakjes së parakohshme. Sidomos stresi mendor është fajtori më i shpeshtë përsa i përket plakjes, pasi shkatërron trupin tonë. Gjimnastika, yoga, madje edhe meditimi mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit që ndjeni për momentin.
2. Hani peshk Një tjetër sekret për ngadalësimin e plakjes është të hani peshk të egër, si psh. salmon, sardele apo peshk ton. Arsyeja është se këto peshq janë të pasur me acidet yndyrore omega-3, të cilat njihen për ngadalësimin e plakjes. Ata gjithashtu përmbajnë antioksidantë si dhe vitaminë D.
3. Pini shumë ujë Trupi jonë përbëhet nga 60% ujë, i cili ndërrohet kur jemi aktivë. Po nuk rimbushëm këtë rezervë ujore në trupin tonë është shumë e mundur të na shfaqen rrudhat.
4. Hani më shumë zarzavate jeshile Mos harroni të hani sa më shumë zarzavate, pasi këto ushqime janë të pasura me vitamina dhe minerale të cilat mund të luftojnë radikalët e lira, që dëmtojnë lëkurën dhe shëndetin tonë. Për më tepër këto zarzavate forcojnë sistemin imunitar, përmirësojnë tretjen, si dhe parandalojnë disa tipe kanceri.
5. Ndaloni së piri pijet alkoolike Party-t e shpeshta apo të pirit shumë birrë dhe liker të fortë nuk i bëjnë fare mirë shëndetit apo lëkurës. Faktikisht thjesht po shpejtoni procesin e plakjes, pasi lëkura dehidratohet dhe duket e zbehur.
Comments